Hapësire reklamuese


Aktualitet

Kapen dhjetëra kg marjuanë dhe kokainë rozë në Greqi, shpallet në kërkim 24-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
Kapen dhjetëra kg marjuanë dhe kokainë rozë në Greqi,
Shqiptari Panajot Mahmutaj

Një operacion i madh antidrogë në Greqi ka çuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme droge dhe arrestimin e një personi, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, përfshirë një shtetas shqiptar. Policia greke zbuloi dhe ndaloi një grup kriminal që vepronte në zonën e Lekanopedios në Athinë, pas një hetimi të gjatë.

Në operacionin e kryer të martën mbrëma, u kontrolluan dy banesa, ku u zbuluan droga të ndryshme, nga marijuana deri te kokaina rozë dhe metamfetamina. Policia arrestoi grekun Marios Kouskoulis, ndërsa shtetasi shqiptar Panajot Mahmutaj dhe greku Nikolaos Gardas nuk u kapën dhe janë shpallur në kërkim.

Gjatë aksionit, u sekuestruan mbi 53 kilogramë marijuana, rreth 3 kilogramë kokainë, si dhe sasi të kokainës rozë dhe ketaminës. Po ashtu, u gjetën mjete të ndryshme për paketimin dhe presimin e drogës, së bashku me një shumë të madhe parash dhe një automjet. Sipas autoriteteve, kokaina rozë, e njohur si "Tusi," shitej me çmime të larta deri në 120 euro për gram.

Panajot Mahmutaj, i cili është 24 vjeç dhe me origjinë nga Patosi, rezulton të ketë pasur precedentë penalë, pasi më parë ishte përfshirë në një grup kriminal që kryente vjedhje në Athinë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese