Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kapen bizhuteri të shtrenjta në Portin e Durrësit, në pranga 3 persona, njëri me precedentë penalë

Shkruar nga Newsbomb

Kapen bizhuteri të shtrenjta në Portin e Durrësit, në pranga

Policia e Durrësit ka goditur një rast për të futur në Shqipëri, sende me vlerë të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.  

Ata u evidentuan gjatë një kontrolli të imtësishëm në automjetin furgon tip “Benz” me drejtues shtetasin E. S. dhe pasagjer shtetasin M. R. 

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në këtë automjet dhe kontrollit fizik ndaj shtetasit M. R., shërbimet e Policisë gjetën 18 ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri të ndryshme floriri dhe argjendi, 1 bllokues valësh, 25 monedha të prerjes 2 euro dhe 6 celularë.  

Blutë arrestuan drejtuesi i automjetit me iniciale E. S., 40 vjeç dhe pasagjerin me iniciale M. R., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu, është vënë në pranga edhe pronari i këtij automjeti, shtetas me precedent të theksuar kriminal, pasi dyshohet si bashkëpunëtor i 2 shtetasve të arrestuar.

Sendet me vlerë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me furgonin ku u gjetën dhe 3 pasaporta.      

Aktualisht po vijojnë hetimet në bashkëpunim me Njësinë Antiskifter dhe homologët në vendet e BE-së, për përcaktimin e origjinës së sendeve me vlerë dhe për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“ dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, të kryera në bashkëpunim.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese