
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të 14 të pandehurve, mes tyre edhe Emiljano Shullazi. Ky i fundit, sipas hetimeve ka tentuar të ekzekutojë një nga figurat më të njohura të botës së krimit, me porosi të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka.
Bëhet fjalë për Durim Bamin, ndaj të cilit ishte angazhuar një grup i rrezikshëm kriminelësh për ta eleminuar, ndër to edhe Ervis Martinajn, Astrit dhe Aldo Avdyli.
Burime për gazetaren Anila Hoxha zbulojnë mesazhet kur Emiljano Shullazi, i thotë informatorin e tij, se kishte parë Durim Bamin duke lëvizur me një Range Rover dhe i kërkon që ta vrisnin. Këto biseda rezultojnë të jënë bërë në vitin 2020.
“Kape **** r***, mos ja zgjat, se jam ktu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardh në Nikël dhe me mbaru punë. Ky legeni që është këtë në burg Rraja, (Redjan Rraja) thotë që Duri është më i fuqishmi aty, i bën reklamë”, i thotë Shullazi informatorit të tij.