Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kanosi efektivin e policisë në Elbasan, ndalohet dhëndri i ish-kryebashkiakut të ndjerë Qazim Sejdini

Shkruar nga Newsbomb
Kanosi efektivin e policisë në Elbasan, ndalohet dhëndri i
Foto ilustruese

Aurel Mehaj, dhëndri i ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini, është ndaluar nga policia me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës” të një punonjësi të policisë së Elbasanit.

Sipas raportimeve, Mehaj është ndaluar pasi ka kanosur për shkak të detyrës duke goditur me makinën e tij një punonjës policie në qytetin e Elbasanit ndërsa zhvillohej Kupa “Dita e Verës ” në Çiklizëm.

Mehaj, sipërmarrës në qytetin e Elbasanit, prej disa javësh është emëruar Drejtor Kabineti në Këshillin e Qarkut Elbasan.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese