
Fati i emigrantëve në kampin e Gjadrit mbetet një mister, kështu ka raportuar "La Stampa". Sipas medias italiane, e cila ka raportuar denoncimin e Partisë Demokratike, theksohet se në kampin e Gjadrit kanë mbetur vetëm 25 emigrantë, nga 41 që erdhën fillimisht në Lezhë.

Ndërkohë, ajo që nuk dihet është fati i 16 emigrantëve të 'zhdukur'. Nuk dihet nëse emigrantët janë rikthyer në Itali në pritje të riatdhesimit apo janë në dhoma izolimi për shkak të revoltës që para dy javëve që këta të fundit bënë në kampin e Gjadrit.
Kujtojmë se më 11 prill mbërriti në portin e Shëngjinit anija italiane me emigrantët, ndërsa më 19 prill, ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi njoftoi se është kryer riatdhesimi i parë nga Shqipëria i një shtetasi të huaj që ishte vendosur para pak ditësh në kampin e Gjadrit.
Sondazh