Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kampet në Gjadër dhe Shëngjin gati për të pritur emigrantët

Shkruar nga Newsbomb
Kampet në Gjadër dhe Shëngjin gati për të pritur
FotoArkiv/ Rama - Meloni në kampin e emigrantëve

Ka përfunduar puna për qendrat e emigrantëve në Shqipëri nën juridiksionin italian.

Mediat italiane bëjnë me dije se kampi i emigrantëve në Gjadër është dorëzuar të mërkurën dhe kanë nisur përgatitjet e para.

“Brenda një jave ambientet do të hapen për të akomoduar personat e parë që do t'i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare”, shkruan “Tgcom24”.

Kampi i Shëngjinit ka përfunduar më herët. Të dy kampet pritëse tashmë janë gati për të pritur emigrantët e parë, të cilët pritet të mbërrijnë pas disa ditësh nga Italia në Shqipëri.

Kujtojmë që marrëveshja me Italinë për emigrantët u firmos më 6 nëntor 2023 në Romë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe ngjalli shumë detabe në të dy anët e Adriatikut.

Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit të shkuar, porti i zbarkimit të refugjateve nga vendet e treta do të jetë Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse, ndërsa në Gjadër po ndërtohet kampi ku do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

Marrëveshja e nënshkruar nga Kryeministrat e Italisë dhe Shqipërisë mbetet në fuqi për pesë vjet - me mundësinë e zgjatjes nëse rezulton e suksesshme në reduktimin e barrës së emigranteve për Italinë dhe parandalimin nga përpjekja për të ardhur në Itali për disa prej tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese