Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kamioni përplaset dhe godet transformatorin e energjisë në Pogradec, mbi 200 familje mbeten në errësirë

Shkruar nga Newsbomb
Kamioni përplaset dhe godet transformatorin e energjisë në
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbrëmjen e kësaj të mërkure një kamion është përplasur dhe ka dëmtuar transformatorin e energjisë në fshatin Buçimas të Pogradecit, duke lënë pa energji elektrike mbi 200 familje.

Burime për mediat bëjnë me dije se pas këtij aksidenti policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë dhe grupet e OSHEE-së të cilët po punojnë për kthimin e energjisë.

Mësohet se dëmi në transformator është i madh e ekipet e OSHEE-së po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes të një transformatori të ri.

Sakaq, mësohet se fatmirësisht si pasojë e këtij aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese