Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kamioni përplas policin në Lezhë, niset me urgjencë drejt spitalit të Traumës

Shkruar nga Newsbomb
Kamioni përplas policin në Lezhë, niset me urgjencë drejt
Foto ilustruese

Një shtetas boshnjak, që po udhëtonte me kamion ka përplasur një punonjës policie në aksin rrugor “Lezhë-Milot”.

Polici me iniciale Gj. V., u përplas pak minuta pasi kishte përfunduar shërbimin. Si pasojë e plagëve të marra, polici po dërgohet në spitalin e Traumës, drejt Tiranës, për ndihmë të sepcializuar mjekësore.        

“Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, kamioni me drejtues shtetasin boshnjak Nj. G. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. V., punonjës policie i DVP Lezhë, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.  

 Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi Gj. V., i cili po dërgohet në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.        

Me shtetasin Nj. G. po kryhen veprimet procedurale.,” njofton policia.    

Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese