Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Kam takuar bashkë Erion Veliajn dhe Shkëlzen Berishën”, Jamarbër Malltezi “shigjeton” Ylli Rakipin: Rrenë si premtimet e Ramës dhe paret e Sudes

Shkruar nga Newsbomb
“Kam takuar bashkë Erion Veliajn dhe Shkëlzen
Ylli Rakipi dhe Shkëlzen Berisha/ Fotomontazh

Jamarbër Malltezi ka reaguar për deklaratën e Ylli Rakipit, i cili tha në emisionin e vet se kishte takuar në kafe Erion Veliajn me Çim Pekën, ku ishte edhe Shkëlzen Berisha. Ai e cilëson si të pavërtetë, ndërsa thekson se për shqiptarët kjo mund të jetë e besueshme.

Madje, Malltezi e quan si “peshkim” nga ana e gazetarit duke tentuar të fusë në “grackë” shqiptarët. Në një koment të bërë në Facebook-un e tij, Jamarbër Malltezi shkruante:

“Po mendoja: A ka shqiptarë që e hanë rrenën e Ylli Rakipit sikur kish pa në kafe Erion Veliajn me Shkëlzen Berishën? Por, pastaj u kujtova që ky popull i besoi paratë e veta Sudes dhe besoi 41 premtimet e Edi Ramës në 2013, kështu që ka plot që peshkohen”.

Kujtojmë që dhëndri i Sali Berishës ndodhet në arrest shtëpie ku po hetohet nga SPAK për çështjen e kompleksit “Partizani”.

“Kam takuar bashkë Erion Veliajn dhe Shkëlzen
Komenti i Jamarbër Malltezit

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese