
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin e një gruaje shqiptare.
36-vjeçari i arrestuar, sapo kishte kryer vuajtjen e dënimit me 10 muaj burg për krime pronësie. Sipas raportimeve, shqiptarja është telefonuar nga 36-vjeçari të cilin nuk e njihte më parë.
Mediat Italiane raportojnë se 36-vjeçari i kishte kërkuar shqiptares të takoheshin pasi kishte një lajm për djalin e saj.
Shqiptarja është detyruar të dalë në rrugë duke rënë pre e 36-vjeçarit i cili e ka kërcënuar me armë dhe më pas e ka marrë në banesën e tij duke e përdhunuar.
Pasi shpëtoi prej tij, shqiptarja ka denoncuar në komisariat për ngjarjen ndërsa policia lokalizoi 36-vjeçarin duke i vënë prangat.