
Foto ilustruese
Një 18-vjeçare është zhdukur në Fier pa lënë asnjë gjurmë. Ka qenë babai i saj që ka bërë kallëzimin në polici, ku është shprehur se ka humbur kontaktet me vajzën.
Policia njofton se shtetasi A. D., 49 vjeç, banues në fshatin Pluk, ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vajzën e tij 18 vjeçe. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e saj.
“Në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi A. D., 49 vjeç, banues në fshatin Pluk, i cili ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vajzën e tij 18 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Sondazh
Poll