Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kalonte qytetarët ilegalisht drejt BE-së, Gjykata e Tiranës lë në burg ish-efektivin e Rinasit, Briken Terziu

Shkruar nga Newsbomb
Kalonte qytetarët ilegalisht drejt BE-së, Gjykata e Tiranës
Ish-efektivi i Rinasit, Briken Terziu

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg ish-efektivin e Rinasit, Briken Terziu, pasi akuzohej për kalim të paligjshëm të qytetarëve drejt Bashkimit Europian.

Terziu e kishte ankimuar vendimin më parë për zbutje të masës së sigurisë, pasi sipas avokatit të tij ai ishte vetëdorëzuar, por Gjykata në vendimin e dhënë ditën e sotme e ka rrëzuar kërkesën e tij.

Ai akuzohet nga prokuroria se në bashkëpunim me Eneo Sulejmanin dhe disa efektivë të tjerë nëpërmjet agjencisë së udhëtimit të këtij të fundit lejonin që ta kalonin ilegalisht persona që u ishte ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Europian kundrejt pagesave që varionin nga 250 euro deri në 1000 euro.

Personat e përfshirë u arrestuan gjatë një operacioni të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në 3 qershorin e këtij muaji, pasi Terziu doli nga mesazhet telefonike që kishte pasur me Eneo Sulejmanin, i cili pak ditë përpara ishte arrestuar pasi i ishte gjetur një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese