Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kaloi avllinë dhe iku me vrap, si arriti t’i shpëtonte prangave drejtori i shkollës në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Kaloi avllinë dhe iku me vrap, si arriti t’i shpëtonte prangave
Dashamir Mehmeti

Një megaoperacion u zhvillua ditën e djeshme në Durrës, ku u gjetën arsenal armësh dhe ranë në pranga disa persona që mbanin armë pa leje dhe trafikonin drogë.

Nga operacioni u ndaluan dhe arrestuan 15 personave dhe u shpallën në kërkim 3 persona. Mes personave që u shpallën në kërkim ishte dhe Dashamir Mehmetit, drejtori i shkollës së muzikës ‘Jan Kukuzeli’ në Durrës.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi shkruhet se: në momentin që shërbimet e policisë kanë shkuar në banesën e Dashamir Mehmetit, ai ndodhej në oborr dhe sapo ka parë punonjësit e policisë është larguar me vrap duke kaluar avllinë e banesës në drejtim të banesave të tjera në lagje duke humbur nga sytë e policisë.

Bëhet me dije se drejtori i shkollës së muzikës ka rënë në pranga pasi i ka shitur drogë një polici të infiltruar.

Po ashtu gjatë kontrollit në banesë e Mehmetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

“Arsenali i armëve është gjetur gjatë operacionit në Kavajë në banesën e shtetasit Z.K ku u gjetën  tre armë zjarri dhe një armë gjahu,  në banesën e shtetasit D.M, banues në Durrës i shpallur në kërkim dhe  një armë zjarri pistoletë në banesën e shtetasit    M. M., 23 vjeç, banues në Durrës, i arrestuar në flagrancë”, njoftoi policia më herët.

Po ashtu nga ky operacion u ndaluan shtetasit: Durim Meta, Florian Demiri, Flamur Tare, Diamant Shkina, Sadik Lako, Rustem Kolgjini, Zamir Hoxha, Mariglen Lisi, Saimir Sina, Klodian Sehiti, Mateos Jeshili, Ergert Patlli dhe Gerald Taraj.

Ndërsa kanë rënë në pranga shtetasit: Xhuliano Xhaferi dhe Mehmet Meta. Janë shpallur në kërkim Dashamir Mehmeti, Orgito Mema dhe Enis Piro.

Policia gjatë këtij operacioni ka gjetur arsenal armësh, kokainë, heroinë e kanabis, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga kjo veprimatri kriminale, automjete e telefona celular.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri e llojit kallashnikov, 3 pistoleta, 1 pushkë, 1 çifte, municion luftarak,  qindra doza me lëndë narkotike të  dyshuar kokainë, heroinë, kanabis, 20 telefona celular, 7 automjete, peshore elektronike dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese