Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kallëzoi në SPAK Gazment Bardhin, Prokuroria hedh poshtë Olsi Ramën: Nuk ka shpifje

Shkruar nga Newsbomb
Kallëzoi në SPAK Gazment Bardhin, Prokuroria hedh poshtë Olsi
Olsi Rama dhe Gaz Bardhi/ Fotomontazh

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur mos të nisë një procedim penal për Gazment Bardhin. Ky i fundit u kallëzua në SPAK nga Olsi Rama, që pretendonte se kishte shpifur kundrejt tij në një televizion kombëtar. Por, organi më i lartë i akuzës në vend ka dalë në konstatimin se nuk ka shpifje dhe asnjë kallëzim të rremë .

Prokurori i Posaçëm, Elvin Gokaj ka vendosur mos të nisë një procedim penal me arsyetimin e mësipërm.

Kësisoj rrëzohet kallëzimi i Olsi Ramës për deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhin që çoi në SPAK, vëllain e kryeministrit duke e akuzuar si të përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë. Bardhi pretendon se një person i paidentifikuar i moshës 45-vjeç ka përdorur automjetin me targë AA653DM dhe sipas tij bëhet fjalë pikërisht për Olsi Ramën.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese