Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Ka ngacmuar dhe motrat e tjera”, gazetari tregon zanafillën e krimit në Shkodër: Viktima i ka çuar video intime burrit të vajzës

Shkruar nga Newsbomb
“Ka ngacmuar dhe motrat e tjera”, gazetari tregon zanafillën e
Ramazan Mataj

Shkodra u trondit 4 ditë më parë nga vrasja e 33 vjeçarit në fshatin Dragoç nga Arjan Hasaj. Shkak për këtë krim është bërë një raport romantik mes vajzës së vogël të familjes Hasaj dhe viktimës, lidhje kjo që ka çuar dhe në prishjen e dy martesave të saj.

Gazetari Eraldo Harlicaj ka treguar me detaje  për Top Story të gjithë zanafillën e këtij krimi, një marrëdhënie e zgjatur prej vitesh që përfundoi me vdekjen e 33 vjeçarit.

Familjet e dy palëve kanë qenë në ndjeni shumë më përpara për lidhjen mes dy të rinjve si dhe janë zhvilluar dhe takime mes familjarëve për t’i dhënë fund kësaj marrëdhënie. Viktima Ramazan Mataj ka shkuar dhe ka marrë vajzën, me dëshirën e saj, nga shtëpia e bashkëshortit dhe ka kaluar natën me atë.

Pas kësaj ngjarje ajo i ka dhënë fund kësaj martese. Familja Hasaj vendosi ta martojë vajzën e vogël në Lezhë, duke lidhur kështu martesën e dytë. Nuk ka zgjatur shumë dhe familja e burrit, informon familjen e vajzës se kjo e fundit ka një raport me një tjetër person, të nisur nga disa video e foto intime të dy personave në fjalë që prentendohet se ia ka dërguar vetë Ramazani, viktima.

Vajza nuk është pranuar më në shtëpinë e saj dhe familja nuk ka patur më kontakte me të prej 3 vitesh. Gjithashtu familja e autorit pretendon se viktima, Ramazan Mataj ka ngacmuar dhe vajzat e tjera të familjes Hasa.

Sipas informacioneve që janë marrë nga grupi hetimor, është një dramë familjare që ka zgjatur me vite. Autori ka theksuar që motra e tij ka pasur një marrëdhënie të zgjatur në kohë me viktimën. Më konfirmuan se dy familjet kishin pasur disa takime ku i kishin kërkuar të ndalonte këtë marrëdhënie.

Motra ishte martuar në një fshat pranë, ai kishte shkuar në shtëpinë e bashkëshortit, e kishte marrë me dëshirën e vajzës dhe kishte kaluar natën me të. Më pas janë ndarë. Vajza ka prishur martesën e parë, familja e ka martuar në Lezhë pas disa muajsh.

Sërish familjarët e bashkëshortit të ri e kanë informuar familjen e vajzës për praninë e viktimës, ku kanë gjetur dhe foto e video intime.

Në këtë moment është prishur dhe martesa e dytë. Familja pretendon se këto video ia ka dërguar Ramazani. Familja nuk e ka pranuar më vajzën në shtëpi, ka 3 vite që nuk kanë kontakte me këtë.

Vajza ka shkuar në Francë ka krijuar lidhje atje, ai më pas ka rënë në burg. Kur është kthyer në Shkodër, ka pasur komunikime me Ramazan Matën. Lidhur me rastin janë publikuar edhe video intime në rrjetet sociale.

Ajo është nënë e një fëmije të mitur. Familja e saj pretendon se ajo ka çuar te zbulimi i krimit. Pak ditë më patë ka pasur një takim mes autorit dhe viktimës, ku ky i ka kërkuar mos ta përndjekë më. Familja pretendon se i ka ngacmuar dhe morat e tjera, kjo ka qenë arsyeja pse autori ka shkuar drejt aktit”, ka deklaruar gazetari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed