Hapësire reklamuese


Aktualitet

Joz Marku “sfidon” fansat e Gjestit, shkon në Kosovë! Me plis në kokë poston FOTO nga Kompleksi Memorial i familjes Jashari në Prekaz

Shkruar nga Newsbomb
Joz Marku “sfidon” fansat e Gjestit, shkon në Kosovë! Me
Jozefin Marku

Pas ngjarjes së paprecedentë në Big Brother VIP ku Jozi goditi me shpullë dhe rrëzoi në tokë Gjestin, shumë ndjekës janë duke ndjekur me kuriozitet lëvizjet e këngëtarit.

Disa ditë pasi ndodhi ngjarja, Jozit fillimisht i bllokuan llogarinë në Instagram si dhe shumë komentues nga Kosova iu drejtuan me thirrjet se nuk duhet të shkonte më në Kosovë.

Jozi duket se ka vendosur të “sfidojë” shumë kritikues duke bërë disa dalje publike i rrethuar nga shokë, ndërsa së fundmi ai ka ndarë një fotografi pranë Kompleksit Memorial të familjes Jashari në Prekaz.

Joz Marku “sfidon” fansat e Gjestit, shkon në Kosovë! Me

Ai shihet duke mbajtur një plis të bardhë me shqiponjën dykrenare.

Deri më tani, Jozi nuk ka dhënë ende një reagim apo kërkimfalje publike për incidentin në BBVA, por rikthimi i tij në rrjete sociale tregon se mund të jetë i gatshëm të flasë së shpejti për gjithçka që ndodhi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese