Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Aktualitet

"Jeni të vetmit përgjegjës!" Ambasada Amerikane në Tiranë u bën thirrje qytetarëve: Shmangni agjencitë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
"Jeni të vetmit përgjegjës!" Ambasada Amerikane në
Ambasada Amerikane në Tiranë

Ambasada Amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të kujdesshëm gjatë procesit të aplikimit për vizë, duke theksuar që ta shmangin agjencitë e vizave.

Përmes një videoo-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Ambasada tregon detajet kryesore për të plotësuar saktë aplikimin, teksa bën edhe një herë të qartë se çdo aplikant është vetë përgjegjës për informacionin e dhënë.

Postimi:

Shmangni agjencitë e vizave dhe ruajeni këtë video shpjeguese në momentin që jeni gati të filloni aplikimin tuaj për vizë. Pjesë e zbatimit të ligjit do të thotë të plotësoni saktë aplikimin për vizë dhe të jeni të sinqertë gjatë intervistës. Kjo video shpjeguese ju udhëzon gjatë gjithë procesit, ofron këshilla të dobishme dhe tregon detajet kryesore për të plotësuar saktë aplikimin. Kini kujdes kur të aplikoni - JU jeni të vetmit përgjegjës për informacionin që dërgoni, edhe nëse e plotësoni me një agjenci.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese