Hapësire reklamuese

Aktualitet

Java e Europës, ambasadori Gonzato: BE, një donator dhe partner i rëndësishëm për Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
Java e Europës, ambasadori Gonzato: BE, një donator dhe partner i
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato ka deklaruar se Bashkimi Evropian është i përbërë nga larmishmëria dhe kjo është veçantia dhe fuqia e tij më e madhe.

Në një konferencë për shtyp, në fillim të javës së Europës për vitin 2024, Gonzato tha se BE është një donator, por njëkohësisht edhe një partner shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi BE financon projekte që arrijnë shifrën e 650 milionë eurove në fusha të ndryshme si ekonomia, bujqësia, kultura apo të tjera. Kjo është bërë me qëllimin për ti dhënë një hov zhvillimit në vend dhe për të krijuar mundësi për të rinjtë që ta shohin të ardhmen në këtë vend.

Sipas tij, fokusi janë të rinjtë, për ti bërë ata që të kuptojnë se i kanë të gjitha mundësitë që e ardhmja e tyre si shqiptarë të jetë në BE, ndërsa thekson se fokusi i tij nuk është vetëm në Tiranë por është shpërndarë edhe në veri me përfaqësim nga qyteti i Shkodrës si dhe në Jug, ku përfaqësues është Gjirokastra.

Jemi përpjekur të promovojmë mundësi dhe shanse për të rinjtë shqiptarë, në mënyrë që t’u ofrojmë atyre të ardhme në Shqipëri. BE është donatori më i madh në Shqipëri, ne jemi partner, partneri më i madh financiarisht. Kemi më shumë se 150 projekte qw arrijnw shifrwn e 650 milionw eurove. Ne mbulojmë tema nga më të ndryshme dhe po përpiqemi të punojmë që Shqipëria të bëhet anëtar sa më shpejt të jetë e mundur”,- tha ambasori Gonzato.

Në javën e Europës, në këto 3 qytete do të zhvillohen aktivitete të ndryshme, kryesisht në fushën e muzikës, ku do të performojnë të rinj nga Ballkani përëndimor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese