Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Janullatos prej disa orësh në sallën e operacionit, Primatët e Kishave Orthodhokse luten për shëndetin e Fortlumturisë së Tij

Shkruar nga Newsbomb
Janullatos prej disa orësh në sallën e operacionit, Primatët
Anastas Janullatos

Primatët e Kishave Orthodhokse të botës kanë reaguar pas lajmit se kryepeshkopi Anastas është futur në intubim.

Ata kanë dërguar letra, ku shprehin lutjet e tyrë për shërimin sa më të shpejtë të kryepeshkopit Anastas. Ndër to është edhe Patriarku i Jeruzalemit z. Theofil, me letrën e Tij ndër të tjera shkruan:

"Prandaj, i lutemi Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, që u lind në shpellë dhe u vendos në grazhd, t’Ju japë shërim të shpejtë dhe rikthimin e plotë të shëndetit për të vazhduar, me forcë të patundur, shërbesën Tuaj të shenjtë kryepriftërore, baritore dhe misionare, të vlefshme dhe të dashur nga Perëndia, për të mirën e Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe të të gjithë orthodhoksëve të bekuar.

Ju përqafojmë me puthje të shenjtë nga Shpella Perëndipritëse dhe e Shenjtë".

Kryepeshkopi Anastan Janullatos është shtuar fillimisht në spitalin e Tiranës teksa kishte paraqitur shenja gripale. Gjendja e tij shëndetësore erdhi duke u përkeqësuar dhe u vendos që të nisej drejt Athinës për të marrë një trajtim më të specializuar.

Trasferimi i tij për në Athinë u krye nga një një avion C-27 të Forcave Ajrore, ndërsa në krah të Kryepeshkopit ndodheshin një mjek dhe dy anëtarë të ekipit të personelit mjekësor fluturues të EKAV-së.

Njoftim i plotë:

Primatët e Kishave Orthodhokse të botës luten nxehtësisht për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas.

Në këto ditë të vështira për shëndetin e Kryepiskopit Anastas, Primatët e Kishave Orthodhokse në mbarë botën, Episkopë, klerikë, besimtarë të shumtë kanë dërguar letra ku luten nxehtësisht për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas.

Patriarku Ekumenik Tërëshenjtëria e Tij z. Vartholome në letrën e Tij drejtuar Kryepiskopit Anastas ndër të tjera shkruan:

"Në këto rrethana, Ju përshëndesim vëllazërisht dhe lutemi për një shërim të shpejtë dhe të plotë, që të mund të vazhdoni me veprat tuaja të dashura për Perëndinë, duke lavdëruar dhe falënderuar Atë që "i shëron të gjitha sëmundjet tona" (Psalmi 102:3).

Duke Ju përqafuar, fort i dashur dhe i shtrenjtë Fortlumturi, me puthje vëllazërore, mbetemi me dashuri dhe respekt të veçantë në Krishtin".

8 janar 2025

Më Krishtin, vëlla i dashur i Fortlumturisë tuaj të respektuar,

Vartholomeu i Konstantinopojës

Edhe Patriarku i Jeruzalemit z. Theofil në letrën e Tij ndër të tjera shkruan:

"Prandaj, i lutemi Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, që u lind në shpellë dhe u vendos në grazhd, t’Ju japë shërim të shpejtë dhe rikthimin e plotë të shëndetit për të vazhduar, me forcë të patundur, shërbesën Tuaj të shenjtë kryepriftërore, baritore dhe misionare, të vlefshme dhe të dashur nga Perëndia, për të mirën e Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe të të gjithë orthodhoksëve të bekuar.

Ju përqafojmë me puthje të shenjtë nga Shpella Perëndipritëse dhe e Shenjtë".

Në Qytetin e Shenjtë të Jerusalemit, më 22 dhjetor 2024

Më Krishtin, vëlla i dashur i Fortlumturisë tuaj të Perëndimbrojtur,

† Theofili III

Patriarku i Jerusalemit

Edhe Patriarkët e Rumanisë dhe Bullgarisë dërguan letra ku luten për shërimin e Kryepiskopit Anastas.

 

Patriarku i Kishës së Rumanisë z. Daniel shkruan:

"Fortlumturi, vëlla dhe bashkëmeshëtar,

Në këto momente sprove, i drejtojmë mendimet tona te ju Fortlumturi dhe i lutemi Zotit tonë Jisu Krisht, Mjekut të shpirtrave dhe trupave tona, që të ndihmojë mjekët t’ju lehtësojnë dhimbjen dhe t’ju rikthejnë shëndetin.

Kisha Orthodhokse Rumune lutet së bashku me klerin dhe besimtarët e Kishës vëllazërore Orthodhokse të Shqipërisë për shërimin e plotë të Fortlumturisë suaj".

Me dashuri vëllazërore në Zotin Jisu Krisht,

† DANIELI

Patriarku i Kishës Orthodhokse Rumune.

Në të kremten e Shën Joan Pagëzorit 7 Janar 2025  Patriarku i Bullgarisë z. Daniel lutet për shëndetin e Fortlumturisë së Tij z. Anastas me fjalët:

"Lutemi nxehtësisht para Zotit për shërimin tuaj të shpejtë me hirin e Tij hyjnor, i cili «në dobësi përmbushet» (2 Kor. 12, 9). Perëndia i gjithëmëshirshëm, përmes ndërmjetimeve të Nënës së Tij të papërlyer, Ju dhuroftë shëndet të patundur dhe forcë, që të kapërceni me sukses këtë provë dhe të vazhdoni t'i shërbeni Kishës së shenjtë edhe në të ardhmen, si shembull për të gjithë ne, ashtu si keni bërë deri tani".

Duke kërkuar bekimet e shenjta të lutjeve Tuaja, mbetemi me dashuri të sinqertë në Krishtin, vëlla dhe bashkëmeshues,

† Danieli

Patriarku i Bullgarisë.

Lutje të shumta për Kryepiskopin Anastas janë bërë gjatë këtyre ditëve nga shumë Hierarkë, priftërinj, besimtarë nga e gjithë bota orthodhokse dhe jo vetëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese