Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Janë zbardhur vetëm 30% e bisedave në SkyEcc”, Karamuço: Në SPAK po vijnë edhe të dhënat e “Matrix”

Shkruar nga Newsbomb
“Janë zbardhur vetëm 30% e bisedave në SkyEcc”,
FotoMontazh/ Ervin Karamuço - SPAK

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço shpesh në emisione televizive ka bërë paralajmërime të forta në lidhje me përgjimet në SKY ECC, duke thënë se nëse zbërthen të gjitha bisedat dhe faktohen, do të krijonte një “katastrofë të madhe” pasi do preken shumë emra të njohur edhe nga radhët e politikës.

Por ai gjithashtu është shprehur se të përfshirë në këto përgjime rezultojnë edhe emra prokurorësh, gjyqtarësh për të cilët është nisur edhe një hetim.

Ndërsa sot në Real Story, Karamuço ka zbuluar se nga aplikacionet Sky dhe Enchro janë zbardhur vetëm 30% e transkripteve.

Sipas tij, vitin tjetër do të ketë të dhëna nga Matrix. Karamuco u shpreh se dosjet aktuale janë tejet voluminoze dhe ka disa pine që ende nuk janë zbërthyer.

Vitin tjetër vijnë të dhënat e para nga Matrix. Janë dy persona në Europol që marrin ate pjesë të dokumentacionit në shqip.

Aktualisht që flasim Sky dhe Enchro janë vetëm në 30 % e parë të zbulimit të të gjithë transkripteve që kanë lidhje dhe me persona të tjerë që kanë kryer vepra duke qenë në funksione shtetërore si dogana, tatime etj. Këta po merren me çështje dhe me vepra të rënda. Janë dosje shumë voluminoze, vetëm një dosje e Enchros është 2 metra e larte në zyrën e prokurorit. Volumi është i jashtëzakonshme.

Janë disa pine që nuk janë zberthyer ende dhe nuk janë identifikuar ende. Jam avokat, por edhe oponentë i policisë. Një këshillë miqësore kam për Ministrin e Brendshëm sepse ka një protokoll nga vendet e tjera që në një ftesë nuk mund të shkosh me drejtorin e policisë, me nëndrejtorin. Për më tepër që vetëm ministri duhet ta vendosi se kush duhet të vijë dhe duhet të jenë vetëm drejtuesit kryesor.” – tha ndër të tjera Karamuço.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese