Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Janë tre dosje kundër Ilir Metës", gazetari zbulon detaje për hetimet e SPAK

Shkruar nga Newsbomb
"Janë tre dosje kundër Ilir Metës", gazetari zbulon
Ilir Meta dhe Altin Dumani/ Fotomontazh

Gazetari Eni Ferhati ka zbuluar detaje të tjera lidhur me hetimet që Prokuroria e Posaçme po kryen për ish Presidentin.

Në panelin e "News 24", ai tregoi se janë tre çështje që e lidhin Metën me SPAK, siç janë çështja "CEZ-DIA", ajo e lobimit të ish-LSI-së ku janë marrë në pyetje disa ish nënkryetarë të partisë, por edhe një çështje për hetimin pasuror ndaj Monika Kryemadhit.

“Janë 3 çështje që e lidhin Ilir Metën, është CEZ-DIA, është lobimi i LSI-së ku janë pyetur disa ish-nënkryetarë të partisë së zotit Meta. Është edhe çështja e hetimit pasuror ndaj zonjës Kryemadhi për disa shpenzime që ajo ka pasur dhe është denoncuar.

CEZ-DIA ka më shumë se dy vite hetime në SPAK dhe duke pasur një kohë kaq të gjatë duhet t’i jepet një zgjidhje”, u shpreh Ferhati.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese