Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Jam ende i dashuruar”, lihet pas hekurave Ilir Çami që qëlloi me thikë ish të dashurën

Shkruar nga Newsbomb
“Jam ende i dashuruar”, lihet pas hekurave Ilir Çami që
Ilir Çami

Gjykata e Korçës ka dhënë masën “arrest me burg” për Ilir Çamin, i cili pak ditë më parë qëlloi me thikë ish të dashurën, Manderina Çela, 46 vjeçe.

Bëhet me dije se në seancë plenare Çami ka shprehur pendesë për plagosjen. Ai është justifikuar se Manderina i ka marrë atij shuma monetare në periudha të ndryshme që arrinin deri në 5 milionë lekë të vjetra.

Ai ka thënë se ende e dashuronte ish të dashurën , por që shkak për konfliktin është bërë borxhi që nuk i ka kthyer.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë u shënua më 6 nëntor, teksa Çami ka qenë në rrugë, ku Manderina i është afruar dhe i ka kërkuar që mos e përndiqte.

Në një moment Çami gjatë konfliktit ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese