!["Ja se mbaron emisioni, do e shohësh", të ftuarit](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1733497571xscreenshot-8-270.jpg)
Analisti Shpend Gashi dhe gazetari Anri Bala kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në rubrikën Opinion në News 24, aq sa gati janë përleshur fizikisht. Është dashur ndërhyrja e moderatores Ola Bruko që të dy të ftuarit të qetësoheshin dhe të mos kapeshin fizikisht.
"Mos bëj zhurmuesin nëpër studio se u bëre shumë i shpifur. Po bëhesh shpifësirë", i tha Shpend Gashi gazetarit Anri Bala, teksa ky i fundit fliste. "Mos bëj zhurmuesin nëpër studio se u bëre shumë i shpifur. Po bëhesh shpifësirë", ia ktheu ai.
Ofendimet mes njëri-tjetrit nuk janë kursyer, aq sa analisti Gashi e kërcënoi të ftuarin që kishte përballë me gjuhë "cubash", duke i thënë se emisioni përfundonte për 30 minuta dhe ai do e shihte çdo të ndodhte.
Anri Bala: Je shumë vite mbrapa o shoku, e kam nisur prej shumë kohësh profesionin e gazetarit. Unë nuk shkoj si zoraxhi si ty nëpër studio.
Shpend Gashi: Po mbaron emisioni.
Anri Bala: Mos më bëj papagallin. Leje shishen se nuk jam shoku yt.
Shpend Gashi: Prerjet si puna jote i çoj për të blerë paketë cigaresh. Ke nivel shumë të ulët inteligjence. Jemi në këtë sistem sepse janë këto lloj njerëzish që paguhen. Unë flas përpara kamerave. Ti kush je? Ec more.
Anri Bala: Nuk pranon mendimin ndryshe.
Shpend Gashi: Je për t’u fyer. Atë zorraxhi ke për ta mbajtur mend. Ky zotëria duhet të mësojë që ta mbyllë. Mbaron emisioni pë hë. Nuk jam mësuar me larot që del ky.
Anri Bala: Më the papagall, çfarë s’më the. Nuk kam dal ndonjëherë me një njeri si ty në studio.
Shpend Gashi: Ti ke dalë me mua te Ermal Peçi o hipokrit.
Anri Bala: Edhe çfarë? Thashë nuk dal me njerëz që ofendojnë, jo se nuk dal me ty.
Shpend Gashi: Më tregon ti mua më thua “zoraxhi”, ta shikojmë pra kush është zoraxhiu. Nuk merrem me vemje unë. Ke për ta mbajtur mend vlla me ato fjalë. Ec qarkullo.