Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Izolohet në “41-BIS” Neim Avdulaj, ndërmjetësues i grabitjes së 3.2 milionë dollarëve

Shkruar nga Newsbomb
Izolohet në “41-BIS” Neim Avdulaj, ndërmjetësues i
Neim Avdulaj

Neim Avdulaj, një emër mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare është izoluar së fundmi në regjimin “41-biss”. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar pasditen e kësaj të mërkure se Avdulaj, është futur një regjimin e veçuar pranë IEVP Peqin ku dhe do të qëndrojë për një vit.

Ky vendim është marrë kuadër të masave për sigurimin dhe mbajtjen nën kontroll të të dënuarëve me rrezikshmëri të lartë, duke u bazuar në dënimin e tij prej 17 vite e 4 muaj burgim

Neim Avdulaj u fut në regjimin e ashpër pas kërkesës së Drejtorisë së Burgjeve, të aprovuar edhe nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuzar. Gjithashtu kjo kërkesë është firmosur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Burime për mediat bëjnë me dije se nga SPAK po shqyrtohen prej javësh edhe 14 kërkesa të tjera, që po mbahen nën vëzhgim dhe janë të dënuar të sigurisë së lartë.

Avdulaj është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim të datës 25.03.2019, i cili u la në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 20, datë 12.07.2021. Ai është shpallur fajtor për veprat penale të mëposhtme:

-“Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit" kryer më shumë se një herë, në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-"Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit," kryer në mënyrë të përsëritur, në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-"Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal."

Avdulaj ra në pranga në shkurt të 2017-ës dhe u hetua nga krimet e rënda për grabitjen e armatosur të blindave që po transportonin 3.2 milionë dollarë në aksin Qafë-Kashar. Më hrët ai tregoi para grupit hetimor se si organizua plani për grabitjen e parave.

Ai pohoi se  qenë personi që ka dalë garant se do gjente persona të tjerë, të aftë për të kryer grabitjen. Në grabitjen e parë, atë të vitit 2015, çantat janë shpërndarë nga Adi. Kështu thirret shkurt Admir Murataj nga Tropoja, i cili konsiderohet si “koka” e grupit.

Ndërsa për grabitjen e dytë tregoi se për 8 muaj rresht ka pirë kafe pranë një qendre tregtare, duke vëzhguar lëvizjet e autoblindave.

Avdulaj ka lindur në qytetin e Vlorës dhe ka shërbyer si ushtar profesionit në forcat ushtarake të Zallherit, ndërkohë ka qenë më parë i arrestuar në Itali.

Newsbomb.al raportoi se Neim Avdulaj është arrestuar në moshën 23 vjeçare, në vitin 2012, në Ceggia të Venecias si shitës kokaine. Ai është arrestuar së bashku me një tjetër shqiptar me inciale D.A., në atë kohë 35 vjeç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese