
Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me vdekjen e 45-vjeçarit në burgun e Reçit, mëngjesin e sotëm.
Në njoftim thuhet se Eduart Koka herët mëngjesin e sotëm nuk është ndjerë mirë dhe është ankuar tek Punonjësi i Rolit Bazë duke i thënë se kishte probleme me frymëmarrjen.
Menjëherë janë lajmëruar infermieret e turnit dhe është dërguar në infermieri, ku ka ecur vetë dhe duke parë gjendjen e tij jo të mirë është dërguar me urgjence në Spitalin Rajonal te Shkodrës ku ka mbërritur rreth orës 07.15 dhe pastaj ka ndërruar jetë rreth orës 07.45.
Po ashtu në deklaratë thuhet se Koka është arrestuar rreth një muaj më parë veprën penale "Prodhim dhe shitje lëndësh naroktike". Ai nuk kishte probleme shëndetësore, përveçse ishtee përdorues i alkoolit.
Njoftim për shtyp:
Sot, më datë 07.06.2024 rreth orës 07.45 ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës i paraburgosuri Eduard Koka, i biri i Gjon dhe Mrike i datëlindjes 14.03.1979 lindur në Reps të Mirditës dhe banues në Lezhë. Rreth orës 06.30 të mëngjesit i ndjeri është ankuar tek Punonjësi i Rolit Bazë se nuk ndjehet mirë nga frymëmarrja. Menjëhere janë lajmëruar infermieret e turnit dhe është dërguar në infermieri ku ka ecur vetë dhe duke parë gjendjen e tij jo të mirë është dërguar me urgjence në Spitalin Rajonal te Shkodrës ku ka mbërritur rreth orës 07.15 dhe pastaj ka ndërruar jetë rreth orës 07.45.
I arrestuar me datë 02.04.2024 për veprën penale "Prodhim dhe shitje lëndësh naroktike", të parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. Ka ardhur në IEVP Shkodër me datë 02.06.2024 nga IEVP Lezhë dhe në kartelën e tij mjekësore nuk referohet asnjë problematike përveçse është përdorues i alkoolit.
Gjendja civile i martuar, i padënuar me parë.