Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele ka ndarë lajmin e mirë për vendin tonë. Qyteti i Durrësit është përfshirë në xhiron e Italisë me vela. Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë Rama ka ndarë pamje nga nga spektakli i Marinës ushtarake italiane, ku shkruan:
“MIRËMËNGJES me Durrësin që këtë vit përfshihet në Xhiron e Italisë me vela, duke u bërë pjesë e një spektakli tradicional të Marinës Ushtarake Italiane, ju uroj të diel të paqtë.”
Turi i Italisë me varka me vela do të zhvillohet gjatë muajit qershor dhe korrik, ku gara do nisë në Xhenovë dhe varkat me vela pjesëmarrëse do të ndalojnë në 10 qytete, 9 italiane, dhe për herë të parë një ndalesë e këtij turi do të jetë Durrësi, ku marina italiane do të ndalojë në këtë qytet në datat 6-9 korrik.