Hapësire reklamuese


Aktualitet

Itali/ Po trafikonin 90 kg marihuanë me kamion, arrestohen 39-vjeçari shqiptar dhe rumuni, gjenden 20 mijë euro cash

Shkruar nga Newsbomb
Itali/ Po trafikonin 90 kg marihuanë me kamion, arrestohen
Droga në kamion

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë italiane, njëri prej të cilëve me origjinë shqiptare, pasi u kapën duke trafikuar një ngarkesë prej 90 kilogramësh marihuanë me kamion.

Operacioni është kryer në zonën Brignano Gera d'Adda, në provincën e Bergamos. Oficerët vunë re një makinë që iu afrua një kamioni të parkuar dhe i dorëzoi qese të mëdha plastike dy burrave, njëri nga të cilët shtetas rumun, përpara se të largohej me nxitim.

Pasi janë futur në rimorkio, efektivët e policisë gjetën çantën e madhe që ishte dorëzuar pak më parë nga personi në bordin e mjetit.

U duk menjëherë se të dy po hynin në një ndarje të fshehur për të marrë diçka për ta futur në atë çantë: në fakt, duke çmontuar të gjitha dërrasat e dyshemesë së rimorkios, agjentët gjetën pako të shumta me marihuanë, për një peshë totale rreth 90 kilogramë, që u sekuestrua menjëherë, informon media italiane.

Gjithashtu janë gjetur mbi 20 mijë euro para cash në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, të ardhura me gjasë të aktivitetit të paligjshëm prej shitjes së mallit të fshehur në kamion. Dy personat u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Bergamos, në pritje të veprimeve hetimore dhe gjyqësore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese