Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të drogës, ekstradohet nga Zagrebi 51-vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe
Foto ilustruese

Një 51-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekastraduar nga Zagrebi në Shqipëri.

Sipas njoftimit të bluve, Gjykata e Lezhës i ka caktuar 51-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Mësohet se Agustin Lleshi, në vitin 2023, dyshohet se ka qenë i implikuar në një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shitjen.

Njoftimi:

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Zagrebi, një shtetas me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Lezhës, për prodhim/shitje narkotikësh.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Kroaci, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, A. Ll., 51 vjeç, i lindur në Lezhë.

Gjykata e Lezhës, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vitin 2023, dyshohet se ky shtetas ka qenë i implikuar në një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, rast i goditur nga Policia, te mbikalimi i Rrëshenit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese