Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ishte në kërkim për atentatin në Don Bosko, arrestohet Andrea Bregasi në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Ishte në kërkim për atentatin në Don Bosko, arrestohet
I arrestuari, Andrea Bregasi

Një 33 vjeçar është vënë në prangat e policisë ditën e sotme në Durrës, pasi lëvizte i armatosur në qytet.

I arrestuari është identifikuar si Andrea Bregasi, i cili ishte shpallur më parë në kërkim për një atentat të ndodhur në dhjetor të vitit 2023 në zonën e “Don Bosko” në Tiranë.

Sipas raportimeve të bëra në atë periudhë, Bregasi kishte qëlluar me pistoletë drejt automjetit tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi Rudolf Zefi. Bashkë me Zefin në makinë ishin edhe dy persona të tjerë, por asnjëri prej tyre nuk u lëndua. 

Kujtojmë se në atë kohë, policia kishte vendosur 5000 euro shpërblim për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit sot, Bregasit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1armë zjarri pistoletë dhe disa fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Lëvizte i armatosur me pistoletë, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë mundëson kapjen dhe vënien në pranga të 33-vjeçarit.

I arrestuari, në kërkim nga Policia e Tiranës, për vrasje me dashje, të mbetur në tentativë.

Sekuestrohet arma e zjarrit me krehrin dhe 9 fishekë.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që lëvizte i armatosur në qytetin e Durrësit, Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, finalizoi operacionin policor të koduar “Precedenti”.

Gjatë këtij operacioni, në hyrje të një pallati në lagjen nr. 11, u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli në çantën e 33-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.

Në vijim, pas verifikimeve rezultoi se shtetasi A. B. ishte në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese