Një punonjës në një servis ka mbetur i plagosur pasditen e sotme, teksa ka qenë duke punuar në një mjet.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në qytetin e Pukës, në një servis makinash. Gjatë punës si pasojë e saldimit në automjetin tip "Skoda", në pronësi të shtetasit E. A, është shkaktuar zjarr.
Si pasojë është dëmtuar automjeti si dhe ka marrë disa dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën punonjësi që kryente saldimin e automjetit, shtetasi Sh.G.
“Rreth orës 19:00, në qytetin e Pukës, në një servis makinash, gjatë punës si pasojë e saldimit në automjetin tip "Skoda", në pronësi të shtetasit E. A, është shkaktuar zjarr.
Si pasojë është dëmtuar automjeti si dhe ka marrë disa dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën punonjësi që kryente saldimin e automjetit, shtetasi Sh.G. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.