Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ishte duke lyer shtëpinë, 60-vjeçari në Tiranë rrëzohet dhe ndërron jetë

Shkruar nga Newsbomb
Ishte duke lyer shtëpinë, 60-vjeçari në Tiranë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në rrugën "Besim Alla", Tiranë, ku ka ndërruar jetën një 60-vjeçar.

Policia njofton se shtetasi A. P., 60 vjeç ka qenë duke punuar (lyer) në banesën e tij, ku dyshohet se është rrëzuar dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

“Më datë 02.06.2024, në Kombinat, në rrugën "Besim Alla", duke punuar (lyer) në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar shtetasi A. P., 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftimi policisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese