
Foto ilusturuese
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në lagjen “30-vjetori” një makinë ka përplasur të miturën 15-vjeçare, teksa ka qenë duke kaluar në vijat e bardha.
Gjithashtu, shoferi i automjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa dyshohet se ka qenë duke ecur me shpejtësi.
E mitura është dërguar në spitalin e Beratit për marrjen e ndihmës së nevojshme, por ende nuk dihet gjendja e saj.
Sakaq, policia është duke punuar për arrestimin e autorit, ndërsa mësohet se janë duke kontrolluar kamerat e sigurisë me qëllim identifikimin e mjetit.
Sondazh
Poll