Ish-kreu i OSHEE dhe ish-drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, Ardian Çela është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Bëhet me dije se Çela do të pyetet në kuadër të hetimit të SPAK për ish-deputetin e PS-së Jurgis Cyrbja.
Në zgjedhjet paralamentare të 2021, kur ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja u vendos në vendin e tretë në listën e sociliastëve për të qenë më i sigurt për marrjen e mandatit të deputetit, Çela ka qenë drejtues politik.
Jurgis Çyrbja ra në prangat e policisë më 20 tetor të këtij viti. Nga zbërthimi i aplikacionit “SkyEcc” u zbulua se në zgjedhjet e 2021 kishin ndikuar personazhe të njohur të botës së krimit në Durrës që ta vendosnin socialistin të tretin në listën e PS-së për të qenë më i sigurt në marrjen e mandatit të deputetit.
Ai gjithashtu akuzohet se u ka dhënë informacione kriminelëve të cilët janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, gjithashtu dhe përmes kunatit të vëllait të tij, Ahmet Mashës, ish-deputeti ka dekonspiruar operacionet e Policisë së Durrësit.
Nga hetimet e deritanishme dhe “zbërthimi” i aplikacionit “SKY ECC” rezulton se funksionarë publikë, ende të paidentifikuar, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës i kanë shitur Çyrbjas sekrete shtetërore në 7 raste.