Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Aktualitet

Ish-shefi i Shtabit të ushtrisë shqiptare, ndërron jetë Gjeneralmajor Kostaq Karoli

Shkruar nga Newsbomb
Ish-shefi i Shtabit të ushtrisë shqiptare, ndërron jetë
Kostaq Karoli

Gjeneralmajor Kostaq Karoli ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare!

Një ndër figurat më të njohura të forcave të armatosura shqiptare, Karoli ka mbajtur detyrën si shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare përgjatë viteve 1991-1992, e një sërë postesh të tjera të rëndëisishmë, ndërsa është nderuar me disa tituj e medalje për shërbimin e tij të dalluar.

Gjeneral Karoli ka shërbyer me përkushtim të lartë për dekada në mbrojtjen e sovranitetit të vendit, ndërsa në vitin 2013, gjeneralmajor Kostaq Karoli është nderuar me “Certifikatën e Mirënjohjes” me motivacionin “Për përkushtimin dhe kontributin e shquar të dhënë gjatë karrierës ushtarake në Forcat e Armatosura të RSH-së”.

I nderuar më gradën shkencore “Doktor” dhe titulli “Profesor”, Kostaq Karoli është gjithashtu autor i dy librave dhe bashkëautor në dhjetëra tekste, metodika e artikuj të ndryshëm.

Gjeneral Kostaq Karoli do të kujtohet gjithmonësi një njeri i shquar dhe fisnik që i kushtoi jetën dhe karrierën shërbimit ndaj atdheut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese