Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ish-kryekomunari i Kasharit në dosjen e grupit të trafikut, përgjimet zbulojnë ndërhyrjet në gjendjen civile

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryekomunari i Kasharit në dosjen e grupit të trafikut,

Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit kanë finalizuar dje një operacion gati një vjeçar për goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafikimin e qenieve njerëzore. Bëhet fjalë për emigrantët nga Bangladeshi që vinin ne Shqipëri me kontrata false dhe më pas udhëtonin drejt vendeve të BE.

Në këtë dosje, rezulton të përmendet dhe ish-kryetari i Komunës së Kasharit, shtetasi Alfred Sulaj. Në përgjime, del emri i tij teksa shtetasit e përfshirë në komunikim thonë se ai "rregullon punët" e gjendjes civile.

Për shkak të postit që ka mbajtur shumë vite më parë, Alfred Sulaj dyshohet se kishte ndikim te funksionarët e gjendjes civile dhe ndërhynte aty për të regjistruar shtetasit nga Bangladeshi që vinin në Shqipëri, të cilët sipas Policisë paguanin deri në 5.000 euro për një kontratë pune false.

Ish-kryekomunari i Kasharit në dosjen e grupit të trafikut,

Regjistrimi i shtetasve të huaj në gjendjen civile është një procedurë për të huajt që u sigurohet vizë dhe sipas të dhënave të hetuesve, rezulton të jetë fiktiv pasi emigrantët e huaj largohen nga vendi ynë. Biseda e përgjuar zhvillohet mes Luan Tafallës dhe vëllait të Alfred Sulaj.

Tafalla: Ku?
Vëllai i Sulajt: Do t’i çojë në gjendjen civile.Tafalla: Fole me Ogertin ti?
Vëllai i Sulajt: Jo, po flasim me Fredin.
Tafalla: Aha, në rregull.
Vëllai i Sulajt: Kështu që unë i thashë atij që ata janë gati të paguajnë.
Tafalla: Jo mo vëlla duhet të paguaj Fredi atë, pse thua janë gati, kush të tha ty që janë gati?
Vëllai i Sulajt: Po fol me Fredin se Fredi po më pyet mua që duhet të paguaj, i thashë që të mos ashtu.
Tafalla: Ok!

Në pranga, bashkë me biznesmenët që kishin kompanitë dhe dilnin garant për ardhjen e emigrantëve nga Bangladeshi, janë arrestuar dhe katër zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, në Drejtorinë e Kufirit. Janë sekuestruar rreth 2.000 praktika të ngjashme për pajisjen e emigrantëve me dokumente false.

Ish-kryekomunari i Kasharit në dosjen e grupit të trafikut,
Pergjimet e siguruara nga WebLajm

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese