Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i ka dhuruar Drejtorit të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në DPPSh, Zef Laska, Certifikakën e karrierës si shpërblim për kontributin e dhënë përgjatë viteve në shërbim të Policicë së Shtetit dhe profesionalizmit.
Kjo ceremoni u zhvillua në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme në nder të Laskaj dhe për detyrat që ka mbajturnë dekada si pjesë të stukturave policore.
"Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda i akordoi Zef Laskës, me rastin e daljes në pension, Certifikatën e karrierës, me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit”.
Drejtor Proda, gjatë ceremonisë së organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, vlerësoi kontributin, profesionalizmin dhe integritetin që Laskaj ka treguar në detyrat që ka mbajtur për katër dekada, së fundi Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në DPPSh.
Nga ana e tij, Laskaj falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për respektin dhe vlerësimin e dhënë nëpërmjet akordimit të certifikatës si dhe i uroi suksese në drejtimin e Policisë së Shtetit", thuhet në njoftim.