Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ish-kreu i Kadastrës dhe dy bashkëpunëtorët e tij, dënohen me 14 vite burg

Shkruar nga Newsbomb
Ish-kreu i Kadastrës dhe dy bashkëpunëtorët e tij,
Florian Taci, ish drejtor i Kadastrës së Gjirokastrës

Gjykata e Gjirokastrës ka pranuar kërkesën e organit të akuzës, duke dënuar me 6 vite burg për ish-kreun e Kadastrës, Florian Taçi. Me nga katër vite burg secili janë dënuar dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Alban Memishaj dhe Julian Nakuçi.

Këta tre shtetas akuzoheshin për falsifikim, mashtrim dhe shpërdorim detyre. Sot, ata janë shpallur fajtorë për akuzat dhe Florian Taçi është dënuar me 6 vite burg, të cilat për shkak të gjykimit të shkurtuar zbresin në 4 vite burg.

Megjithatë, ish-kreu i Kadastrës do të qëndrojë më pak vite në qeli, për shkak se pritet të llogariten dhe muajt që ai ka qëndruar në "arrest shtëpie".

Po e njëjta gjë do të ndodhë dhe me bashkëpunëtorët e tij. Alban Memishaj dhe Julian Nakuçi janë dënuar me nga 4 vite burg secili, por për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, ata do të qëndrojnë rreth dy vite e gjysmë në qeli.

Kujtojmë që ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi u arrestua më 28 shkurt 2024. Një operacion i përbashkët mes Policisë së Tiranës dhe asaj të Gjirokastrës, zbuloi skemën e falsifikimit të dokumenteve të disa pronave, duke përdorur vulën e një subjekti të palicencuar nga organet kompetente.

Florian Taçi, ish-kreu i Kadastrës në Gjirokastër, edhe përse ishte larguar nga detyra ende kishte akses në databazën online.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese