Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ish-drejtori i Policisë: Flutura Basha kishte plumb në trup, breshëria e kallashnikovit në Dobraç vazhdoi për 150 metra

Shkruar nga Newsbomb
Ish-drejtori i Policisë: Flutura Basha kishte plumb në trup,
Ilustrim: Vendi i ngjarjes ne Dobraç - Flutura Basha

Shemsi Prençi, një nga ish-drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit ka deklaruar se Flutura Basha, një nga viktimat e atentatit në Dobraç ka pasur një plumb në trup. Ndryshe nga çfarë u tha se ajo humbi jetën nga përplasja e motorit me makinën, sipas Prençit Flutura ka pasur plumb në trup.

“Breshëria e automatikut që ka vazhduar për 150 metra ka kapur edhe një nga kalimtaret Flutura Bashën. Autopsia nuk është bërë për faj të Prokurorisë së Shkodrës që ka shumë vakanca. Njerëzit në Shkodër nuk duan të punojnë më, kanë frikë", është shprehur ish-drejtuesi i Policisë.

Sipas Shemsi Prençit, edhe kryebashkiaku i Shkodrës për një vit e gjysmë në detyrë ka vepruar i diktuar nga bandat.

"Madje më kanë thënë që është marrë peng edhe Benet Beci.Në një vit e gjysmë nuk ushtroi detyrën i qetë po i diktuar nga grupet kriminale në dhënien e tenderëve. Vakanca ka edhe në polici e gjykatë dhe është deklaruar edhe herë të tjera", vijoi ai në Euronews Albania.

Shemsi Prençi u shpreh se edhe drejtuesi i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj menjëherë pas masakrës së Dobraçit ku u vranë katër persona, ka deklaruar se do të tërhiqet nga detyra.

"Drejtori i policisë ka qenë i pamundur të hedhë dritë një vit e ca kur janë vrarë 23 veta se organika e policisë janë të lidhur me botën e krimit. Disa ditë para masakrës ai ka deklaruar se nuk do të qëndrojë më në policinë e Shkodrës, madje do shikojë edhe qëndrimin në policinë e shtetit..." përmbylli ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese