Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ish-drejtoresha e INSTAT: Shifrat e publikuara nga Censi 2023 nuk janë të sakta

Shkruar nga Newsbomb
Ish-drejtoresha e INSTAT: Shifrat e publikuara nga Censi 2023 nuk janë
Ish-drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja

Ish-drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja ka deklaruar se shifrat e publikuara nga Censi2023 mbi popullsinë disa ditë më parë nuk janë plotësisht të sakta.

E pranishme në emisionin “Open” të Eni Vasilit, Nurja tha se që kemi një rënie të numrit të popullsisë është qartësisht e dukshme, por numri i të larguarve nuk është 400 mijë, por të paktën minimalisht 480 mijë persona.

Duke ju referuar Eurostat, ajo shton se shqiptarët e larguar vetëm drejt vendeve të Bashkimit Europian mund të arrijnë në totalin e mbi 900 mijë personave.

Po ti shtojmë edhe 108 mijë që janë rikthyer këto 12 vite, pra që janë larguar por që mund të jenë rikthyer, atëherë numri i të larguarve është rreth 600 mijë. Janë të paktën 508 mijë vetë që në 12 vite janë larguar nga Shqipëria.

Njëkohësisht kemi rreth 190 mijë që kanë aplikuar për azil, sikundër kemi edhe 300 mijë që rrinë në mënyrë të paligjshme. Dhe këtu kemi vetëm shqiptarët në vendet e BE-së. Pra në total mund të jenë mbi 900 mijë persona, sipas shifrave të Eurostat”,- tha Nurja.

Gjithashtu, ish-drejtoresha Nurja shprehet se ulja e numrit të studentëve në institucionet e arsimit të lartë, është një tjetër fakt një vërteton që shifrat e publikuara nga Censi2023 nuk janë të sakta.

Sipas Nurjas, universitetet kanë ulje të konsiderueshme të numrit të studentëve rreth 220 mijë më pak, duke vërtetuar në këtë mënyrë se shifra e publikuar nga INSTAT për 400 mijë më pak nuk qëndron, për vetë arsyen se njerëzit në Shqipëri nuk janë larguar vetëm por bashkë me familjen.

Këta nuk largohen vetëm, por bashkë me familjen, pra kjo është një tjetër arsye që shifra e publikuar për INSTAT për 400 mijë më pak nuk qëndron”,- tha Nurja.

Nurja kritikoi edhe vendimin për të publikuar shfrat 8 muaj me vonesë, duke e cilësuar si të papranueshme dhe në dëm të transparencës ndaj opinionit publik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese