Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ish-deputeti Arben Ndoka nisi fushatë vrasjesh për hakun e vëllait që i ekzekutuan në derën e shtëpisë

Shkruar nga Newsbomb
Ish-deputeti Arben Ndoka nisi fushatë vrasjesh për hakun e
Arben Ndoka - Vendi ku u vra vellai i tij - Aleksander Ndoka dhe ambasadori Lu

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër-arrest dhe për ish-deputetin e Partisë Socialiste Arben Ndoka, pasi akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Ervis Martinaj dhe ka ndërmarrë një fushatë të egër vrasjesh, për të marrë hakun e të vëllait, Aleksandër Ndoka.

SPAK bëri me dije sot se ish-deputeti socialist drejton një grup të fuqishëm kriminal në zonën e Lezhës dhe ka lidhur aleancë me Ervis Martinaj për vrarë të fortin e Nikës, Durim Bamin dhe Fatmir Hysenin, i konsideruar një ndër vrasësit më të rrezikshëm me pagesë nga Vlora dhe i njohur me nofkën "Doqja".

Rezulton se Arben Ndoka ka nisur vite më parë një fushatë vrasjesh për të mbërritur deri tek personat që i ekzekutuan të vëllanë, shtetasin Aleksandër Ndoka. Ky i fundit ishte babai i katër fëmijëve dhe një politikan lokal në Lezhë me integritet të lartë. Vrasja e tij në derën e shtëpisë nuk kishte lidhje me detyrën.

"Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi Ervis Martinaj, i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi Arben Ndoka. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit.

Ish-deputeti Arben Ndoka nisi fushatë vrasjesh për hakun e
Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj

Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale  kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale Ervis Martinaj, kontakton shtetasin Viktor Imerin, i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit Fatmir Hyseni.

Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdyli, të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë Ervis Martinaj dhe Arben Ndokën, në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e Durim Bami, etj.

Emiljano Shullazi kontakton me të hetuarin Tesilvan Basho, të cilit i kërkon vrasjen e Durim Bamit. Po kështu Emiljano Shullazi, siguron informacione për lëvizjet e Durim Bamit dhe këto informacione i’a vë në dispozicion shtetasit Arben Ndoka", thuhej në komunikatën zyrtare të Prokurorisë së Posaçme.

Ndërkohë, organi i akuzës ka zbardhur dhe aktivitetin kriminal të grupit të Niklës, që drejtohej pikërisht nga Durim Bami dhe pas lidhjes së aleancës me "Klanin Duka", u interesua veçanërisht për elemiminimin e Ervis Martinaj, Arben Ndokës dhe njerëzve të tyre.

"Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi Durim Bami, i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka.

Grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami, bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit Ervis Martinaj, dhe që drejtohet nga shtetasit Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale", thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK.

Ish-deputeti Arben Ndoka nisi fushatë vrasjesh për hakun e
Aleksander Ndoka, vellai i ish-deputetit Arben Ndoka

Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, u vra më 9 dhjetor 2017. Babai i katër fëmijëve ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës që prej vitit 2015 dhe ishte pronar i një biznesi privat. AI ndodhej duke parkuar makinën përpara shtëpisë, në lagjen "Nënë Tereza", kur u ekzekutua me breshëri plumbash.

Hetuesit thanë në atë kohë se autorët e këtij atentati kishin patur informacion të saktë mbi lëvizjet që kryente objektivi i tyre ose e kanë ndjekur atë. Rruga në afërsi të banesës është parë si vendi më i përshtatshëm, për shkak se është ngushtë dhe viktima nuk ka patur mundësi largimi.

Sipas ekspertëve te kriminalistikes, Aleksandër Ndoka ka qenë duke kthyer makinën për të hyrë në banesë dhe është qëlluar teksa po ecte mbrapsht. 14 plumba u qëlluan ndaj tij dhe 9 prej tyre e kanë prekur në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ish-deputeti Arben Ndoka nisi fushatë vrasjesh për hakun e
Vendi ku u vra Aleksander Ndoka, para shtepise

Dy ishin pistat kryesore që hetoi në atë kohë policia, ajo e konflikteve personale apo anëtarëve të tjerë të familjes Ndoka dhe ajo e vrasjes për shkak të detyrës.

Prej vitit 2013, 48-vjeçari kishte mbajtur detyra në administratën lokale në Lezhë, jurist në Hipotekë dhe këshillin e qarkut si dhe nga 2015 anëtar i këshillit bashkiak. Ndërsa muaj para vrasjes ai ishte emëruar edhe kryeinspektor i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për Veriun.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese