Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ish-bashkëshorti i theri të dashurin, flet 27-vjeçarja: Më kërcënonte vazhdimisht, në Policinë e Fierit më thanë “hë se s’të vrau vërtet”

Shkruar nga Newsbomb
Ish-bashkëshorti i theri të dashurin, flet 27-vjeçarja: Më
Foto montazh/ Polcia e Fierit

Një ngjarje tragjike ndodhi ditë më parë në qytetin e Fierit ku 23-vjeçari Xhimi Baka u qëllua me thikë për vdekje nga ish-bashkëshorti i partneres së tij, 39-vjeçari Xhuliano Miho.

Për herë të parë lidhur me këtë ngjarje tronditëse ka reaguar edhe partnerja e të riut i cili u qëllua disa herë me thikë nga 39-vjeçari.

Në një lidhje direkt për emisionin “Me zemër të hapur”, 27-vjeçarja ka deklaruar se ish-bashkëshorti i saj gjithmonë ka shfaqur një sjellje agresive ndaj saj si dhe ndaj familjarëve të tij, nënës dhe babait.

“Ne kemi jetuar me prindërit e tyre dhe kishim dhunë të vazhdueshme para fmëjëve. Ata i drejtonin thikat njëri-tjetrit dhe prindërit e kanë denoncuar në polici për dhunë në familje”, tha ajo.

Ish-bashkëshorti i theri të dashurin, flet 27-vjeçarja: Më
Xhuliano Miho

Sipas asaj që gruaja ka thënë ajo ka tentuar dhe herë të tjera që të largohej nga banesa ku dhe jetonte me Xhuliano Mihon, mirëpo ky i fundit e kërcënonte duke i thënë se “do e vriste”.

Lidhur me këto kërcënime si dhe dhunën e ushtruar, 27-vjeçarja është paraqitur dhe në Komisariatin e Policisë së Fierit ku dhe e ka denoncuar bashkëshortin e saj, mirëpo sipas të resë ata e kanë përcjellë duke i thënë: “Hë se nuk të vrau vërtet”.

“Policia e Fierit nuk e ka thirrur. Jam e bindur. Këtë e kam kuptuar kur më thoshte Xhuliani që ‘më ke denoncuar hë’”, tha 27-vjeçarja.

Ish-bashkëshorti i theri të dashurin, flet 27-vjeçarja: Më
Xhimi Baka, viktima

Ndër të tjera, ajo hodhi poshtë lajmet se bashkëjetonte me viktimën, duke thënë se ai kishte marrë një shtëpi me qira shumë pranë të sajës dhe kishin vendosur që të jetonin bashkë pasi të përfundonte procesi  i divorcit me Xhiliano Mihon.

“Unë jetoja me motrën time, jo me viktimë. Ai kishte marrë një shtëpi me qira shumë pranë banesës time. E kishim lënë që të bënim gjithçka pas divorcit”, shtoi ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese