Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ish administratorja e Onkologjikut: Dikur i pyesja: A e keni frikë Zotin kur flini??? Ika që aty më e varfër se pastrueset

Shkruar nga Newsbomb
Ish administratorja e Onkologjikut: Dikur i pyesja: A e keni frikë Zotin
Ana Luca, ish-administratore e Spitalit Onkologjik

Ana Luca, ish-administratore e Spitalit Onkologjik, larguar në Gjermani më shumë se një vit më parë, ka reaguar në rrjetin e saj social facebook për situatën e mjekëve në Onkologjik, pas shpërthimit të këtij skandali ku prokuroria zbuloi një skemë kriminale-korruptive-vrastare me të sëmurët me tumor.

Dikur ka qenë brenda sistemit shëndetësor shqiptar, e sot jashtë tij, Ana Luca shkruan: “Dikur i pyesja: A e keni frikë Zotin mor kur flini gjumë? Por për ta s’ka zot”.

Nga kjo deklaratë kuptohet se ish-administratorja e spitalit onkologjik e ka njohur situatën që ndodhte aty, që kur ishte prezent në atë institucion.

Ana Luca, mbuluar me komente pozitive për dashamirësinë e saj me pacientët dhe familjarët e tyre që u ka shërbyer gjatë kohës që punonte në spitalin onkologjik në Tiranë vijon dhe shkruan: “Isha më e varfër se pastrueset dhe ika më e varfër se pastrueset”.

Ana Luca sot vazhdon në të njëjtën detyre, por në spitalin e Berlinit ku kujdeset për pacientët atje. Por duket se gjurmët e shëndetësisë tek onkokogjiku, mungesa e ilaçeve e deri tek ryshfeti, e kanë shtyrë të reagojë në këtë status publik.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese