Hapësire reklamuese

Aktualitet

Investigimi i Rai3 nxjerr në protestë opozitën, demokratët mblidhen të enjten para Kuvendit

Shkruar nga Newsbomb
Investigimi i Rai3 nxjerr në protestë opozitën, demokratët
Foto ilustruese

Opozita ka organizuar protestën e radhës e kësaj radhe do të mbahet para ambienteve të Kuvendit. Sipas asaj që gazetari Osman Stafa raporton mësohet se Partia Demokratike këtë të enjte në orën 11:00, do të protestojë para Kuvendit.

Kjo protestë e opozitarëve vjen pas investigimit të fundit të emisionit italian “Report” në Rai 3.  Sipas të njëjtave burime bëhet me dije se lidhur me këtë çështje deputetët do të zhvillojnë debat brenda në seancë, ndërsa qytetarët do të protestojnë jashtë saj.

Kryeministri Edi Rama dha së fundmi një intervistë ekskluzive për median italiane “Rai 3”, ku dhe u ndal në një sërë temash, duke filluar nga kampi i refugjatëve në Gjadër e Shëngjin, te akuzat e opozitës për vëllain e tij, Olsi Ramën, për Francesco Becchettin, gjithashtu edhe për atë çfarë tha ish-numri dy i qeverisë së tij, Arben Ahmetaj se “Rama ka takuar kriminelë në zyrën e tij”.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese