Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Inspektori i Lartë i Drejtësisë takime me zyrtarë amerikanë në Uashington DC: SHBA mbështet punën e ILD

Shkruar nga Newsbomb
Inspektori i Lartë i Drejtësisë takime me zyrtarë
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani takim me drejtuesit kyç në Departamentin e Drejtësisë së SHBA

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani gjatë një vizite zyrtare në Uashington DC ka zhvilluar disa takime me drejtuesit kyç në Departamentin e Drejtësisë së SHBA.

Metani u takua me Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë Michael Horoëitz, Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm Bruce Sëartz dhe Këshilltarin e Zyrës së Përgjegjësisë Profesionale Jeffrey Ragsdale ku riafirmuan dhe njëherë mbështetjen e SHBA për ILD në misionin e saj jetik në mbështetje të profesionalizmit, pavarësisë dhe integritetit mes gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT) në Ambasadën e SHBA në Tiranë mundësoi me krenari një takim mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani dhe drejtuesve kyç në Departamentin e Drejtësisë së SHBA. Gjatë vizitës së tij në Uashington DC këtë javë, z. Metani u takua me Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë Michael Horoëitz, Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm Bruce Sëartz dhe Këshilltarin e Zyrës së Përgjegjësisë Profesionale Jeffrey Ragsdale. Zyrtarët amerikanë riafirmuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në misionin e saj jetik në mbështetje të profesionalizmit, pavarësisë dhe integritetit mes gjyqtarëve dhe prokurorëve”, - thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese