Hapësire reklamuese

Aktualitet

Inskenoi atentatin e tij në 2019 për t'i shpëtuar borxheve dhe të përfitonte azil në Europë, arrestohet Romario Alliaj

Shkruar nga Newsbomb
Inskenoi atentatin e tij në 2019 për t'i shpëtuar borxheve
Romario Alliaj

Romario Alliaj ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi në vitin 2019 inskenoi atentatin ndaj me qëllim t’i shmangej borxheve dhe të fitonte azil në vendet e Bashkimit Europian.

Kujtojmë se në maj të 2019 automjeti tip “Golf” me të cilin Alliaj po qarkullonte u godit me breshëri plumbash. Ngjarja ndodhi në afërsi të Urës së Milotit, ku i riu u qëllua me 20 plumba.

Në vijim të veprimeve hetimore të prokurorisë dhe policisë nisur dhe nga rrethanat e ngjarjes, mekanizmi i saj, mospërputhjet e kallëzimit dhe të deklarimeve të Romarios, u urdhërua kryerja e eksperimrntit hetimor, ku dhe u kërkua që eskpertët të përcaktonin drejtimin e qitjes dhe këndin e qitjes.

Po kështu, është kërkuar të përcaktohet mundësia e një shpërndarjeje të tillë të gëzhojave në rastin e goditjes së një automjeti në lëvizje prej një automjeti në lëvizje, si edhe në rastin e goditjes së automjetit të qëndruar prej një pozicioni statik. Eksperimenti është kryer në datën 23 maj 2019 dhe gjatë kryerjes së tij ka rezultuar paraprakisht pamundësia që drejtuesi i autoveturës të mos ishte prekur nga goditja e automjetit me armë automatike.

Pas hetimeve rezultoi se kjo skemë ishte inskenuar nga vetë Aliaj me qëllim që t’i shpëtonte disa borxheve të vjetra. Më pas këtë konflikt ai do e përdorte për të marrë azil në vendet e BE.

Në një deklaratë për News 24, i riu tregoi aso kohe si i kishte shpëtuar plumbave  duke vijuar të mbante “lojën e tij”.

“Ishte një debat një ditë para midis telefonit për disa lekë borxh që më kishin mua dhe i lamë gjëra në qetësi. Atë ditë unë u nisa për të sqaruar muhabetin, u nisa për në Elbasan. Në kohën kur isha që sa kalova policinë, mbas 500 metrash më vjen makina që më qëlloi nga mbrapa, makinë 'BMË seria 7' gri e errët.

Ndërkohë unë e pashë që qëlloi dy herë se qëlloi dy herë me shkëputje. E lë makinën dhe hidhem nga ana e pasagjerit dhe makinës time i bie shpejtësia ngaqë nuk kishte njeri në timon dhe ai erdhi paralel me makinën time dhe filloi të gjuante me breshëri aty, sa unë kapa timonin dhe e hodha në kanal. I kam kërcënuar unë, i kam kërcënuar në telefon se e ndjeva. Tre veta ishin, dy para dhe një mbrapa, ai mbrapa ka qëlluar se i pashë. Ishin nisur për të më vrarë nuk e diskutoj, i gënjeu mendja dhe erdhi. Ishte punë momenti”, tha ai në 2019.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese