Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Informonte kultivuesit e drogës, arrestohet efektivi në Mirditë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Informonte kultivuesit e drogës, arrestohet efektivi në Mirditë
Foto nga aksioni policor në Lezhë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 2 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, pasi dyshohen se kanë kultivuar lëndë narkotike në afërsi të përroit të Karmës, në fshatin Përshqesh të Kurbinit.

Mbi të arrestuarin Emilton Kala, 41 vjeç banues në fshatin Zheje, si dhe për bashkëpunëtorët e tij, 39 vjeçarin i cili rezulton me 3 emra, Adrian Zgara alias Ilir Laska alias Ilirian Laska dhe mbi shtetasin tjetër Gazmir Ahmet Lika, 33 vjeç, rëndon akuza e kultivimit të bimëve narkotike në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se të tre këta shtetas kanë kultivuar 1900 bimë narkotike dhe 650 fidanë narkotikë (në kubikë).

Në prangat e policisë ka rënë edhe efektivi Klodian Deda, 33 vjeç me detyrë Operator i Zyrës së Shërbimeve për Qytetarët në Komisariatin e Kurbinit, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke informuar autorët e kësaj veprimtarie kriminale mbi lëvizjet e forcave policore në zonë.

Gjithashtu, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin P. Ll., 62 vjeç, kryetar i fshatit Përshqesh dhe për shtetasin Gj. L., 58 vjeç, specialist pyjesh në fshatin Orosh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Lezhë/Kontrolle intensive të territorit dhe hetime proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”.

•Komisariati i Policisë Mirditë, në kuadër të një hetimi 1-mujor, me metoda proaktive, të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, goditi një rast të kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. K., 41 vjeç, banues në fshatin Zheje, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

K. D., 33 vjeç, banues në Laç, me detyrë Operator i Zyrës së Shërbimeve për Qytetarët, në Komisariatin e Policisë Kurbin, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, ka informuar autorët e kësaj veprimtarie kriminale, për lëvizjet e Policisë.

Në vijim të këtij operacioni u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e shtetasit të arrestuar E. K., shtetasit A. Z. alias I. L. alias I. L., 39 vjeç, banues në fshatin Sanxhak dhe G. L., 33 vjeç, banues në fshatin Vinjollë.

Nga hetimet dyshohet se të tre këta shtetas kanë kultivuar 1900 bimë narkotike dhe 650 fidanë narkotikë (në kubikë), në afërsi të përroit të Karmës, në fshatin Përshqesh.

Gjithashtu, për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin P. Ll., 62 vjeç, kryetar i fshatit Përshqesh dhe për shtetasin Gj. L., 58 vjeç, specialist pyjesh në fshatin Orosh.

Megaoperacioni kombëtar “Territor i pastër” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese