Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Informacionet në media, Altin Dumani tregon punën e SPAK: I verifikojmë, nuk shndërrohen të gjitha në procedime penale

Shkruar nga Newsbomb
Informacionet në media, Altin Dumani tregon punën e SPAK: I
Altin Dumani, kreu i SPAK

Altin Dumani, në përgjigjë të pyetjeve të anëtarëve të KLP ka folur edhe për informacionet që merr nga media dhe nëse këto të fundit kthehen të gjitha në procedime penale.

“Nuk ndodh kurrë kështu. Ne vërtetë e marrim shkrimin e medias, por në çdo lloj rasti ne bëjmë verifikimet përkatëse. Ndërmarrim hapat tona të verifikimit, në cdo hap, janë verifikime paraprake. Nëse pas kësaj procedure nuk na ka rezultuar ndonjë substancë që ka thelb, ne nuk merremi me rastin dhe nuk ka procedime. Nuk ndodh që ne të marrim dhe të ngremë akuzë për shkrimet në media nëse më parë nuk kemi bërë verifikimet tona të plota” tha Altin Dumani.

Gjithmonë është pretenduar se prokuroria e posacme SPAK merr informacione nga media, e shkruar dhe online dhe rast pas rasti merret me ngritjen e ceshtjeve hetimore. Por gjatë raportimit në KLP, Dumani e mohoi një gjë të tillë.

Altin Dumani që prej më shumë se një ore është duke raportuar për punën e tij pranë institucionit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pas raportimit, ai po u përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të KLP.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese