Hapësire reklamuese


Aktualitet

Ilir Proda urdhër: Të shlyhen sot të gjitha pagat e prapambetura për policët

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Proda urdhër: Të shlyhen sot të gjitha pagat e prapambetura
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda

Fundi i vitit ka gjetur në punë intensive Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodën. Kryepolici i vendit po kujdeset personalisht për buxhetin e vartësve të tij, teksa burime të besueshme tregojnë për Newsbomb.al që ai i ka dhënë urdhër Departamentit për Shërbimet mbështetëse në DPPSH që të kalojnë në thesar gjitha pagesat e prapambetura.

Të njëjtat burime bëjne me dije se bëhet fjalë për orët suplementare, orët e natës, dietat e prapambetura dhe paratë e ushqimeve.

"Brenda ditës së sotme, çdo njësi buxhetore të kalojë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë. Çdo vonesë ju ngarkon me përgjegjësi", mësohet të ketë qenë urdhri i Prodës për Shërbimet Mbështetëse.

Nga të gjitha njësitë buxhetore prej mëngjesit të sotëm po kryhen veprimet me thesarin për të kaluar pagesat. Është 1.5 miliardë lekë shuma që ka kaluar me Akt Normativ i cili dalë në sistem ditën e premte. Duhet theksuar se kjo nuk ka lidhje me shpërblimet, por me pagesat e prapambetura.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese