Ilir Meta ka vizituar stadiumin e Kavajës, ku tashmë kanë mbetur disa gërmadha dhe një fushë e madhe si kullotë bagëtish. Kreu i Partisë së Lirisë është shastisur nga gjendja katastrofike e kësaj fushe sportive, që dikur mbushej plot e përplot.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka ndarë një video ku shfaqet në këtë impiant me plot histori në vendin tonë. Meta tregon edhe detaje nga e kaluara e atij kur kishte qenë në atë stadium:
“E pabesueshme se çfarë i ka bërë "Rilindja" stadiumit të Kavajës, me një histori dhe traditë të shkëlqyer në futboll.
Ekipi i ri drejtues i Bashkisë jam i bindur se do ta rikthejë stadiumin në identitet dhe do e rikthejë "Besën" në elitën e futbollit kombëtar ku e meriton!”