Hapësire reklamuese


Aktualitet

Ikja e parakohshme e gazetarit Aristir Lumezi, deputeti i PD: Ishte njeri i ndershëm, do na mungojë

Shkruar nga Newsbomb

Ikja e parakohshme e gazetarit Aristir Lumezi, deputeti i PD: Ishte njeri i

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka reaguar për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit Aristir Lumezi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Gjekmarkaj e etiketon atë si njeri të ndershëm dhe thotë se Lumezi mbetet një shembull i gazetarëve.

”Me keqardhje të thellë mesova për ndarjen nga jeta të njërit prej lajmetarve më cilesorë të  Shqiperisë, Aristir Lumezit, Kryeredaktorit të gazetes “ Panorama”.

Një njeri i ndershem,  një profesionist i rangut të lartë , një ndergjegje analitike , do ti mungojë familjes, medias e në veçanti gazetes “Panorama” por edhe vëndit.

Kam patur fatin të bashkëpunoj me të si një bashkëpunetor i hershem i ketij organi dhe t’ja njoh perkushtimin  e tij per të verteten, gjykimet e tij mbi ngjarjet dhe personazhet, rëndesinë që i jepte lajmit me dashuri të madhe per punen dhe kodet e saj etike.

Larg nevojes per protagonizem por afer çdo ngjarjeje që shenonte jeten e shoqerise, politikes dhe shtetit tonë! Gjithmonë i qetë, gjithmonë i durueshem per të degjuar dhe i sakte në perfundime. Ishte nje gazetar shqiptar e europian në performancen e tij , modern e urban në këndveshtrim, njohes i mirë i mentaliteteve dhe territorit.

 Lumezi mbetet një shembull per të gjithë ata që duan të bëhen gazetarë por edhe qytetarë model. I perjetshem qoftë kujtimi i tij”, shkruan Gjekmarkaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese